“Fenomeni Noja”, çfarë i bëri bashkë deputetin e opozitës dhe Brisilda Rrokun

Deputeti i opozitës së re Halit Valteri ka takuar së fundmi Brisilda Rrokun, vajzën e cila u dhunua nga Margerita Gjoni, pasi kjo e fundit e akuzonte se ka kryer marrëdhënie seksuale me Nojën.

Fotoja është bërë publike nga Ina Kollçaku, ish-konkurente në emisionin “Përputhen” dhe siç lexohet në shkrimin e saj, ishte deputeti ai që iu mundësoi takimin dy vajzave.

Të lidhura

None found

“Faleminderit pafund deputetit që bëri të mundur takimin tim me Brisilda Rrokun, ashtu siç premtove. Faleminderit të gjithëve për mesazhet”- shkruan Ina Kollçaku.

Brisilda Rroku, personazhi kryesor i fenomenit “Noja” ka dhënë një intervistë për jetën e saj në studion e Shqipëria Live, ku tha se është ndjerë e kërcënuar dhe diskriminuar, duke bërë me dije se një impakt të madh kanë pasur edhe rrjetet sociale.


Shtuar 13.09.2020 13:31