FIGC sipas ANSA ka hapur një hetim mbi sulmin e presidentit të Interit Steven Zhang ndaj shefit të Lega Serie A Paolo Dal Pino.
Steven Zhang përdori fjalët “klloun” dhe “turp për ty” në mesazhin drejtuar shefit të Lega.
ANSA shkruan se Interi po mbron shefin e tyre në atë që raportohet si një thirrje për Serinë A “për të kërkuar në mënyrë të vendosur mbrojtjen maksimale të shëndetit publik të të gjithë komunitetit – tifozët që mbushin stadiumet, futbollistët, stafi i shërbimit, media dhe menaxherët e përfshirë”.
“Rihapja e menjëhershme e dyerve për tifozët e planifikuar për të hënën e kaluar ngjalli shqetësim, si dhe ndryshimin e papritur të pozicionit të marrë nga Lega Calcio dhe synimet vijuese që dolën në lidhje me organizimin e raundeve të ardhshme”, tha burimi ANSA.