UEFA nuk është e kënaqur me vendimin e ligës belge për ta mbyllur sezonin para kohe.
Federata Belge nëpërmjet një komunikimi zyrtar, njoftoi se duke parë situatën me pandeminë është e pamundur vazhdimi i pjesës së mbetur të sezonit duke i akorduar titullin kampion skuadrës së vendit të parë, Club Brugge.
Kujtojmë se vendet evropiane së bashku me UEFA-n ishin marrë vesh që kampionatet të vazhdojnë të luhen, derisa ishte shtyrë edhe Kampionati Evropian.