Fati tragjik i punëtorit 63 vjeçar, policia arreston dy inxhinierët e firmës (VIDEO)

Policia e Tiranës ka arrestuar dy punonjës të kompanisë “AK Group”, ku ditën e djeshme, teksa punonte në ndërtimin e një pallati te ”Fusha e Aviacionionit”, ka humbur jetën një punëtor 63 vjeçar.

Sipas policisë, janë arrestuar B. Ç., 42 vjeç, banues në Tiranë, inxhinieri i firmës dhe K. K., 26 vjeç, banues në Tiranë, ndihmësinxhinier për zbatimin e rregullave të sigurimit teknik.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi më datë 07.05.2020, rreth orës 12:30, ka rënë nga lartësia e pallatit në ndërtim dhe si pasojë ka humbur jetën punëtori i këtij objekti, shtetasi M. P., 63 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.


Shtuar 8.05.2020 07:06