Evertoni i Ancelottit i frikshëm, 3 fitore radhazi dhe merr kreun (VIDEO)

Evertoni vazhdon me hapa të frikshëm në kampionat. Skuadra e Ançelotit fitoi 1-2 në fushën e Kristal Palasit.

Të tre golat u shënuan në pjesën e parë. Në minutën e 10-të ishte Kalvert Lejn që kaloi Evertonin në avantazh.

Vendasit e Kristal Palas barazuan rezultatin në minutën e 26-të me anë të Kujate.

Por 5 minuta nga fundi i pjesës së parë ishte Riçarlison që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Deri në fund të takimit nuk do kishte gola të tjerë dhe ndeshja përfundoi me fitoren e Evertonit. Në tre ndeshjet e para në Premier Ligë, skuadra e Ançelotit ka marrë tre fitore duke kryesuar kampionatin me pikë të plota.


Shtuar 26.09.2020 16:00