“Eurovision 2020” shpall fituesin, në cilin vend u rendit Shqipëria (VIDEO)

Për shkak të emergjencës Covid-19, festivali ndërkombëtar “Eurovision” u publikua në Youtube dhe kishte shumë herë më pak shikues se ç’do të kishte në një mbrëmje normale po të mbahej në Rotterdam.

Këngëtarja shqiptare Arilena Ara përfaqësoi vendin me audion e këngës “Fall from the sky” në natën e dytë të festivalit, në pamundësi për ta përgatitur në kohë videoklipin.

Ndërkohë, mbrëmë u publikua në Youtube videoklipi zyrtar i kësaj kënge.

Fituesi i festivalit u shpall grupi “Daði og Gagnamagnið”, përfaqësues i Islandës me këngën “Think about things”.

Në 5 vendet e para u renditën Islanda, Lituania, Rusia, Suedia dhe Belgjika.

Shqipëria arriti të kualifikohej në finale dhe u rendit në vendin e fundit me 63 pikë, 26 pikë nga juria dhe 37 pikë nga televotimi.

Ende është në diskutim e sipër fakti nëse Arilena do të na përfaqësojë sërish vitin tjetër në “Eurovision”, apo vendi do të zgjedhë një tjetër përfaqësues.


Shtuar 12.05.2020 10:29