Ylli danez, Christian Eriksen ka zbarkuar në Milano mëngjesin e sotëm ku është pritur nga pjesatarë të stafit drejtues të Interit dhe gazetarë.
Më në fund pas shumë negociatave mesfushori është gati të kryejë testet mjekësore dhe të nënshkruaj për skuadrën e drejtuar nga Antonio Conte.
Për ish-mesfushorin e Tottenham një interesim të lartë shfaqi edhe Reali i Madridit por klubi nga Milano arriti ta bënte të tijën për një shifër prej 20 milion euro. /albeu.com/