EMRI/ Aksident në mbikalimin e Golemit, përplaset shefi i qarkullimit

Një automjet i policisë është aksidentuar ditën e sotme nga një 20 vjeçar në mbikalimin e Golemit. Mësohet se Xhoi Tresa përplasi makinën e policisë, dhe si pasojë u plagos shefi i qarkullimit të Kavajës.

Eduart Veli u dërgua me urgjencë në spitalin e Durrësit teksa nuk dihet ende si është gjendja e tij shëndetësore.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton rreth shkaqeve të aksidentit.


Shtuar 3.06.2020 16:45