Emanuela Rusta stërvitet në kushte karantine (VIDEO)

Emanuela Rusta po i tregon të gjitha vajzave se me pak vullnet dhe kreativitet mund të stërviten në mënyrë cilësore edhe në dhomën e ndenjës. Bukuroshja elbasanase dhe njëkohësisht gjyqtarja më e mirë në vend ka publikuar ditën e sotme pjesë nga seanca e saj stërvitore, ku duket në formë shumë të mirë dhe mos pasja e kushteve të duhura për tu stërvitur nuk ka ndikuar aspak në fizikun e saj.

Rusta aplikon ushtrime të ndryshme, ku edhe vëmendjen kryesore ia kushton këmbëve, që për një gjyqtare janë aq të rëndësishme. Emanuela improvizon edhe me sende alternative, ku ditën e sotme ka përdorur një shishe me ujë për të zëvendësuar gjërat e zakonshme të palestrës.

Kujtojmë se Rusta është gjyqtarja e parë femër që merr stemën e FIFA-s në historinë e gjykimit shqiptar. Ajo ka pasur mundësinë të drejtojë edhe ndeshje të Superiores, edhe pse akoma jo si gjyqtare kryesore.

View this post on Instagram

A post shared by Albeu Sport 🇦🇱 🇽🇰 🇲🇰 (@sportalbeu) on


Shtuar 27.03.2020 20:05