Fatmir Demiri, i cili vrau pak ditë më parë në Tiranë me mjete të forta Dorian Latollarin, ka dalë sot para gjykatës për t’u mësuar më masën e sigurisë.
37-vjeçari Fatmir Demiri, ish-ushtarak, vrau me mjete të forta në banesë Dorian Latollarin, ngjarje kjo e cila u bë e ditur vetëm dy ditë pas ngjarjes nga policia.
Më herët 37-vjeçari e ka pranuar autorsinë dhe është shprehur se për disa konflikte të meparshme, dyshohet për konflikte pronësie, me vetëpërgjegjësi ka goditur me sende të forta duke i shkaktuar vdekjen 61 vjeçarit.