Eliminimi i Jan Prengës, autoritetet britanike në kërkim të vëllait të tij?

Akoma nuk është gjetur trupi i Jan Prengës, i cili u rrëmbye me 17 janar në mes të Kamzës.

Astri Prenga, vëllai i Jan Prengës, ndodhet në Britani të Madhe, dhe dyshohet se është pjesë e kartelave të drogës, i cili mund të ndihmojë për të zbërthyer grupin kriminal.

Për këtë arsye, akuza e Tiranës ka nisur një letërporosi në drejtim të autoriteteve britanike për ndalimin e tij dhe marrjen në pyetje.

Në këtë mënyrë pretendohet të zbërthehet dinamika e fillimit të konfliktit, mes grupeve kriminale që kanë lidhje me trafikun ndërkombëtar të kokainës.

Autoritet britanike akoma nuk kanë kthyer përgjigje në lidhje me letërporosinë e Prokurorisë së Tiranës.

Burime nga akuza konfirmojnë se kjo është çështje orësh, ndërsa lokalizimi i tij në Britani pritet të bëhet shpejt.

E gjithë pista e hetimeve të organit të akuzës është prishja e pazareve të drogës. Prokurori i çështjes, Leonard Filopati, që të mërkurën pasdite ka dërguar në Penalen e Tiranës kërkesën për masën “arrest me burg” për 5 të arrestuarit dhe po ashtu në mungesë edhe për 6 të tjerët që janë në kërkim. /albeu.com/


Shtuar 30.01.2020 11:27