Tronditet Elbasani, 4 të plagosur me thikë në një lokal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku 4 persona janë plagosur me thikë nga disa persona ende të paidentifikuar brenda një lokali të qytetit.

Nuk dihet se kush janë personat që janë përfshirë në sherr, por nga raportimet e para mësohet se bëhet fjalë për 2 klientë dhe 3 familjarë, pronarë të biznesit.

Të gjithë janë nisur me urgjencë në spitalin e Elbasananit për të marrë mjekimin e nevojshëm. Ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore.

Ndërkohë që Policia dhe grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur ngjarjen.


Shtuar 10.09.2020 17:49