Dy të arrestuarit për vrasjen e dy vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhisë, kanë dalë para gjykatës.
Seanca gjyqësore ka nisur që në orën 9 për dy të arrestuarit, ku do të jepet masa e sigurisë.
Altin Ndoci, dhe K.A, 22 vjeç u arrestuan ditën e djeshme për vrasjen e dy vëllezrëve pak ditë më parë. Po ashtu ata dyshohen të jenë edhe autorët e vrasjes së Dorjan Shkoza 35 vjeç dhe Anxhelo Avdia 24 vjeç, më 2 Mars.
Shkak për këto dy atentate, sipas policië është pikërisht prishja e pazareve të aktivitetit të përbashkët kriminal.