Ekzekutoi rumunin për një orë në Itali, shqiptari kapet pas 22 vitesh në teritorin grek

Një 42-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia greke, pasi akuzohet për vrasjen e një shtetasi nga Rumania 22-vjet më parë në Itali.

Nuk dihet identiteti i shqiptarit, por sipas mediave greke arrestimi i tij u bë mëngjesin e djeshëm në Larisa nga policia e Selanikut.

Në vitin 2002, një gjykatë në Itali e dënoi shqiptarin me 18 vite burg. I arrestuari iu dorëzua autoriteteve të drejtësisë për veprime të mëtejshme, ndërsa pritet edhe ekstradimi në Itali.

Sipas dokumenteve të prokurorisë italiane, shqiptari i cili ishte në kërkim, në vitin 1998 i kishte rrëmbyer një orë një bashkëqytetari të viktimës.

Ky i fundit i kërkoi shqiptarit që t’ia rikthente orën, por gjatë zënkës, e qëlloi për vdekje.


Shtuar 26.08.2020 11:28