Ekzekutimi i bujshëm i shqiptarit në Londër, del për herë të parë në publik e shoqja (FOTO LAJM)

Kanë kaluar disa muaj që nga ekzekutimi mafioz i shqiptarit, Flamur Beqiri në Londër.

Debora Beqiri, bashkëshortja e tij është shfaqur për herë të parë në rrjetet sociale pas ngjarjes tragjike që i mori jetën të shoqit.

Ajo ka hapur një llogari në Instagram pas 5 muajsh nga ngjarja e rëndë dhe në një foto të ndarë në story shfaqet bashkë me një mikeshë duke pirë cigare.

Flamur Beqiri u vra në Londër në vigjiljen e krishtlindjes përpara familjes së tij.

Beqiri i cili njihej si producent muzikor, po ecte me të shoqen dhe djalin e vogël pranë shtëpisë së tij luksoze në njërën prej lagjeve më të lakmuara të Londrës, Battersea.

Në atë moment atentatori i armatosur u shfaq papritur duke qëlluar mbi të pesë herë: një pjesë e plumbave e goditën në kurriz, por agresori nuk u mjaftua me kaq: si për tu siguruar plotësisht, u afrua, dhe e goditi edhe me një plumb në kokë.


Shtuar 13.05.2020 11:30