Policia ka arrestuar shokun e ngushtë të 23 vjeçarit Gledis Kraja, i cili u vra mbrëmë në Shkodër.
U arrestua Stjuart Smakaj, teksa policia ka sekuestruar 18 gëzhoja.
Ndërkohë mbetet në kërkim vëllai i Stjuartit, Sebastian Smakaj. Fillimisht pati raportime se ishte Sebastiani që qëlloi drejt 23-vjeçarit Gledis Kraja.
Sipas hetimeve, nuk përjashtohet pista e vrasjes aksidentale të Krajës nga Sebastin Smakaj, të cilët kanë qenë në shoqërinë e njëri-tjetrit kur ka ndodhur ngjarja.