Detaje të reja kanë dalë në dritë për viktimën që u gjet në fshatin Llabjan të Pejës.
Ngjarjen e ka konfirmuar edhe policia vendore dhe pas hetimeve te para ka rezultuar se viktima eshte identifikuar si shtetasi Qerim Kelmendi.
Trupi i tij, sipas burimeve, është ekzekutuar me disa plumba e pastaj është djegur shkruan ekspress .
Lajmin për vrasjen e këtij personi e ka konfirmuar prokurori i Pejës, Agim Kurmehaj. “Jemi duke i zhvilluar hetimet. Edhe ne e kemi informatën se trupi i pajetë i këtij personi është djegur. Shumë shpejt do sjellim detaje të tjera”, ka deklaruar Kurmehaj.
Mësohet se Kelmendi është vrarë mbrëmë në fshatin e tij rreth mesnatës. Qerim Kelmendi është vëllai i Ibrahim Kelmendit, ish-anëtarit të Lëvizjes Popullore të Kosovës. /albeu.com/
