Edhe finalaja e madhe pa tifozë?

Jo vetëm Champions League dhe Europa League, në Spanjë emergjenca e koronavirusit rrezikon që të ketë pasoja edhe në finalen e Copa del Rey, pra Kupa e Mbretit.

Sonia Perez, këshilltare e Turizmit, Tregtisë dhe Konsumit të pushtetit bask, ka hapur mundësinë që finalja në program më 18 prill të zhvillohet më dyer të mbyllura: “Gjithçka është e mundur, situata e Koronavirusit po përhapet shumë shpejt dhe skenarët ndryshojnë vazhdimisht. Të shohim!”.


Shtuar 9.03.2020 18:52