E tradhtonte me 70-vjeçaren, gruaja hedh burrin nga dritarja

Një foto e gabuar në vendin dhe momentin e gabuar për pak i kushtoi jetën një 40-vjeçari.

Charlotte Laudat, 31 vjeç mori gërshërët dhe kërcënoi partnerin e saj, Simon se do ta vriste për një foto lakuriq të një 70-vjeçareje, të cilën 40-vjeçari e kishte të ruajtur në telefonin e tij.

31-vjeçarja nuk ngurroi që të përdorte gërshërët si armë duke e goditur partnerin e vet 8 herë në fytyrë. Përballë këtij sulmi, Simon pa si zgjidhje hedhjen nga dritarja e kuzhinës, ku si pasojë e rënies theu të dyja këmbët.

Ish-çifti tashmë ka përfunduar në gjykatë, ku Simon pranoi se kishte një lidhje intime me 70-vjeçaren, të cilës partnerja e tij i gjeti foton lakuriq, ndërsa vetë Charlotte rrezikon që të përfundojë pas hekurave për pak kohë.


Shtuar 2.10.2020 20:06