E spiunuan, çfarë i gjeti policia të riut nga Tirana që përfundoi në pranga

Policia e Tiranës ka arrestuar një 27-vjeçar pas denoncimit të qytetarëve.

27-vjeçari ushtronte veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe shitjes e mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve.

I riu është kapur në rrugën “Irfan Tomini”, ku shiste drogë, armë luftarake dhe sportive, kanë organizuar punën për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e personit që ushtronte këtë veprimtari kriminale.

G. D., 27 vjeç, banues në Tiranë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një dorezë metalike (Përforcues grushti), një shkop shufër metalike me tri hapje, një shkop gome me hapje si ata të Policisë, një armë gjahu çifte dhe municion luftarak.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje armëve të gjuetisë dhe sportive”,”Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municioneve”.


Shtuar 5.05.2020 07:16