E RËNDË/ Vetëvaret në stallën e bagëtive 51 vjeçarja, la pas tre fëmijë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Urën-Vajgurore, ku një 51-vjeçare nga fshati Skrevan i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur pranë ahurit të bagëtive, pas banesës së saj.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Skrevan në Urë Vajgurore, ndërkohë që ajo është gjetur disa orë më vonë e varur nga bashkëshorti i saj që ka njoftuar menjëherë policinë.

51-vjeçarja Bukuroshe Sinjari ka vendosur t’i japë fund jetës, duke u vetëvarur me litar në pemën përpara ahuri të bagëtive, pak minuta pasi kishte ushqyer edhe kafshët e shtëpisë. Ajo është dërguar me urgjencë nga familjarët drejt Spitalit Rajonal Berat, por ka mbërritur atje pa shenja jete dhe mjekët e kanë dërguar trupin e pajetë të saj në morgun e spitalit.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë dhe ekspertë kriminialistikë që bën edhe këqyrjen e vendngjarjes.

Mësohet se gruaja kishte kohë që vuante nga depresioni për shkak të kushteve të rënduara ekonomike në të cilat jetonte dhe kjo mendohet të ketë qenë edhe shkaku që e ka çuar gruan drejt ndërmarrjes së aktin të vetëflijimit.

51-vjeçarja Bukuroshe Sinjari jetonte së bashku me bashkëshortin e saj në fshatin Skrevan dhe ishte nënë e 3 fëmijëve, njëri prej të cilëve ishte emigrant në Greqi. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes së rëndë.


Shtuar 25.05.2020 12:53