Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në Prizren vetëm dy ditë më parë.
Një vajzë ka tentuar vetëvritet, duke konsumuar një sasi të tepruar të barnave.
Arsyeja e kësaj ngjarje, sipas policisë, është për shkak që viktima kishte mbetur shtatzënë me të fejuarin.
“Prizren 14.09.2020 – 19:20. Është raportuar se viktima femër kosovare ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar sasi të tepruar te barnave. Sipas viktimës, motivi ishte për arsye se e njëjta kishte mbetur shtatzënë me të fejuarin e saj. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palë janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë. /albeu.com/