Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër.
Sipas informacioneve paraprake, aksidenti është regjistruar rreth orës 18:25, në fshatin Pjetroshan, Malësi e Madhe teksa mjeti me drejtues shtetasin B. J. 51 vjeç, banues në Shkodër, ka aksidentuar për vdekje një grua.
Emri i viktimës është Albana Çulaj, 49 vjeçe, banuese në Koplik, ku si pasojë ka ndërruar jetë.
Sipas Policisë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar ne ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Malësi e Madhe/Informacion paraprak
Më datë 16.02.2020, rreth orës 18:25, në fshatin Pjetroshan, Malësi e Madhe mjeti me drejtues shtetasin B. J. 51 vjeç, banues në Shkodër, ka aksidentuar shtetasen A. Ç. 49 vjeçe, banuese në Koplik, ku si pasojë ka ndërruar jetë
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar ne ambientet e D. V. P. Shkodër për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit
/albeu.com/