E rëndë në Delvinë, 24 vjeçarja shtatzënë pi helm dhelprash dhe hidhet nga dritarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Delvinë.

Mësohet se një vajzë e re shtatzënë ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëhelmuar. Ngjarja ka ndodhur në Kopaçez të Delvinës.

E reja ka pirë helm për dhelprat dhe më pas është hedhur nga dritarja.

Mësohet se 24- vjeçarja me inicialet G.Z e ka humbur fëmijën kurse vetë është në gjendje të rëndë.

Menjëherë ajo është transportuar për në spitalin e Traumës në Tiranë.


Shtuar 3.06.2020 10:41