E qëlluan me snajper nga 250 metra, Ardjan Çapja ende në gjendje të rëndë

Ardjan Çapja i cili u plagos vetëm një ditë më parë, ndodhet akoma në spitalin e Traumës në Tiranë, ku vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve pasi rreziku për jetën duket se akoma nuk ka kaluar.

50-vjeçari u plagos me snajper nga një distancë prej 250 metër, ai ka marrë një plumb në shpatullën e majtë, shumë pranë zemrës ndërsa ndodhet në spitalin e Traumës.

Gazetarja Glidona Daci bën të ditur për abcneës.al se plumbi është tejshpues, që ka kaluar nga shpatulla e majtë në pjesën e përparme ka kaluar vetëm 1 milimetër larg zemrës, por nuk ka depërtuar në shumë vena, dhe pse akoma gjendja e tij është e rëndë dhe nuk mund të thuhet nëse 50 vjeçari e ka kaluar rrezikun për jetën.

Ndërkohë policia vijon që të jetë në qytetin e Elbasanit dhe vijon që të mbledhë prova në lidhje dhe në bazë të një dëshmie të një të mituri rezulton se një 8 vjeçar e ka parë makinën që është larguar me tre persona.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Elbasan ku pas një atentati me armë zjarri në lagjen Krastë është plagosur Ardian Çapja, i cili fillimisht është paraqitur në spitalin e Elbasanit, por më pas është transportuar në Tiranë për një ndihmë të specializuar mjekësore.


Shtuar 9.06.2020 07:13