Gazetarja e njohur Beti Njuma, ka shkuar në studion e lajmeve me këmbën në allçi dhe me paterica.
Njuma u lëndua pak ditë më parë, teksa zhvillonte ngjitje në malet e Shqipërisë.
Edhe pse në një situatë të tillë, gazetarja ka vendosur të shfaqet në emisionin e lajmeve.
Siç shihet edhe në videon e publikuar, Beti Njuma shfaqet me patericë, duke u futur në studio pa ndihmën e askujt.
