Alan Shearer e konsideron si të padrejtë që Liverpooli të shpallej kampion ende pa përfunduar sezoni.
Premier League është pezulluar deri më 3 prill si pasojë e coronavirusit, ndërsa akoma nuk dihet se kur mund të rinisë sezoni i futbollit.
None found
Kjo ka bërë që zëvendëspresidenti i West Ham Unitedit, Karren Brady, të sugjerojë përfundimin e kampionatit kështu siç është. Megjithatë, legjenda e Newcastle United mendon se Liverpooli nuk i ka mbledhur pikët e nevojshme që të shpallet kampion.
“Nëse sezoni mbyllet këtu, atëherë nuk mund të kesh një fitues ose humbës në këtë moment. Do të ishte e ashpër dhe e tmerrshme për disa klube, sidomos për Liverpoolin”.
“Nëse nuk mund t’i luash të gjitha ndeshjet e sezonit, atëherë nuk mund të japësh tituj ose të rrëzosh dikë nga liga”, ka shkruar Shearer për tabloidin britanik “The Sun”.
Sipas tij, nëse nuk mund të përfundohet kampionati, atëherë duhet të shpallet i pavlefshëm, sepse lideri nuk e ka fituar matematikisht titullin.
Kujtojmë që momentalisht, Liverpooli është 25 pikë larg vendit të dytë.
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë se ka shkelur afatin ligjor për miratimin dhe dorëzimin e projektbuxhetit për…
Diego Moreira ishte padyshim njëri prej protagonistëve kryesorë të fitores së Milanit ndaj Interit me rezultat 3-1. Në derbin e…
Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës dhe kërkesa për largimin e kryeministrit shqiptar kanë tërhequr vëmendjen edhe të medias italiane…
Qeveria Kurti ende nuk ka prezantuar programin qeverisës dhe planin e punës, ndonëse agjenda legjislative tashmë është miratuar. Mungesa e…
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se në mbledhjen e 64-të të Këshillit…
Policia e Durrësit ka zbardhur katër vjedhje të kryera në biznese në zonën e Shkëmbit të Kavajës, gjatë një periudhe…