E padëgjuar, vdekja e aktorit të famshëm thyen një rekord historik

Vdekja e parakohshme e aktorit të njohur Chadwick Boseman, pas një lufte të gjatë me kancerin ka prekur miliona fansa.

Ata janë shprehur shumë të trishtuar dhe ngushëllimet e tyre po cilësohen edhe si rekorde në rrjetin social Twitter.

Administratorët e këtij rrjeti social kanë lajmëruar se njoftimi për vdekjen e tij, që u postua në profilin e aktorit, është bërë postimi me më shumë klikime “like” në historinë e kësaj faqeje. Ky postim ka marrë plot 7,3 milionë “like” dhe 3.1 milionë “retweet”.

43-vjeçari, i cili u bë i famshëm me rolin e tij në “Black Panther”, kishte 4 vite që luftonte ma kancerin në zorrën e trashë, megjithatë kësaj kohe vazhdoi të xhironte filma.


Shtuar 31.08.2020 12:48