E kërkonte Italia, kapet në Shkodër 40 vjeçari me rrezikshmëri të lartë

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 40-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Arresstimi i J. V., 40 vjeç, banues në Shkodër u bë pasi ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, sipas njoftimit të dhënë e shpërndarë nga Interpol Roma.

Gjykata e Milanos, Itali, në vitin 2018, ka lëshuar urdhër-arrestin për shtetasin J. V., për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi në shtetin italian.


Shtuar 3.05.2020 07:17