E gjobiti pse theu karantinën, 48 vjeçari plagos policin

Një efektiv policie është plagosur nga një qytetar para disa ditësh në Korçë.

Ka qenë një 48 vjecar ai që ka plagosur policin.

Sic thotë policia, ngjarja mund të ketë ndodhur, për shkak se 48-vjecari ishte gjobitur para disa ditësh nga polici, pasi kishte dalë jashtë pa marrë leje.

Policia thotë se autori i dyshuar është tashmë në komisariat, kurse polici në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë

Korçë

Plagosi me mjet prerës për shkak të detyrës efektivin e policisë, kapet në kohë rekord dhe arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i ngjarjes.

Mesditën e sotme, pranë “Kullës Red” në Korçë, shtetasi I. F., 48 vjeç, dyshohet se për shkak të detyrës, ka plagosur me mjet prerës punonjësin e Komisariatit të Policisë Korçë S. Z., i cili ka qenë jashtë shërbimit dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Falë reagimit të shpejtë të Policisë dhe mirëorganizimit të veprimeve u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes, i cili aktualisht ndodhet në ambientet e Komisariatit. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të detyrës, pasi 48-vjeçari, para disa ditësh është konstatuar duke lëvizur si këmbësor pa autorizimin përkatës dhe është ndëshkuar me masë administrative, nga punonjësi i policisë.

Në cilësinë e provës materiale iu gjet e sekuestrua një mjet prerës (thikë).

Punonjësi i policisë S. Z., aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Shtuar 24.04.2020 11:54