Zoran Zaev firmos dorëheqjen si kryeministër

Zoran Zaev ka lajmëruar se ka firmosur dorëheqjen nga posti i kryeministrit dhe sot në Kuvend duhet të miratohet dorëheqja e tij. Po ashtu sot deri në mesnatë pritet të votohet edhe qeveria teknike, e kryesuar nga ish-ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, në postin e kryeministrit teknik.

“Këtë mëngjes në orën 8.30 ishim në Qeveri. Nënshkrova dorëheqjen time, në përputhje me Marrëveshjen e Përzhinës dhe në bazë të Ligjit për Qeverinë. Besoj se dokumenti do të arrijë në Parlament shumë shpejt, në mënyrë që procedura të fillojë gjatë ditës për të mundësuar miratimin e qeverisë teknike”, tha Zaev.

Ndërsa dje VMRO –DPMNE tërhoqi Dragan Kovaçkin dhe doli me kandidat të ri për për ministër teknik të Punëve të Brendshme. Bëhet fjalë për Naqe Çulev, propozim ky i cili u pranua edhe nga LSDM dhe BDI./abcnews.al


Shtuar 3.01.2020 09:57