Vetëvritet brenda banesës 59 vjeçari në Durrës

Një ngjare e rëndë ka ndodhur pak më parë në Durrës, ku një 59 vjeçar dyshohet të jetë vetëvrarë.

E.R. jetonte i vetëm në lagjen nr.4, në Durrës. Ai u gjet pa shenja jete në katin e 3-të, të një pallati, në banesën e tij.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes

Njoftimi
Durrës/Informacion paraprak

Më datë 15.06.2020, rreth orës 13:00, në lagjen nr.4, Durrës, në katin e 3-të, të një pallati, në banesën e tij, dyshohet se është vetvrarë shtetasi E.R., 59 vjeç, i cili jetonte i vetëm.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes


Shtuar 15.06.2020 11:55