U nxorr i gjallë nga deti, pushuesi ndërron jetë rrugës për në spital

Një person ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Vlorës, pasi ishte nxjerrë nga deti në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mësohet se i moshuari F. H., 72 vjeç ndodhej pranë shkollës së Marinës së bashku me gruan e tij në Vlorë.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.

Njoftimi

Rreth orës 09:40, në bregdetin e Plazhit të Ri, Vlorë, pranë shkollës së Marinës është nxjerrë nga deti në gjendje të rëndë shtetasi F. H., 72 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin Rajonal. 72 vjeçari ka qenë duke bërë plazh shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.


Shtuar 30.06.2020 08:34