Torturuan dhe hodhën në rezervuar Drita Saliajn, gjykata jep vendimin për tre të rinjtë

Gjykata ka lënë në burg tre të rinjtë e akuzuar për vrasjen e Drita Saliajt mbrëmjen e 5 janarit në fshatin Gjerbës të Mallkastrës.

Luis Saliaj, Ervis Zotaj dhe Sindi Shehaj akuzohen për ngjarjen makabre të datës 5 janar, ku vranë dhe hodhën në rezervuar Drita Saliajn.

Abcnews.al se asnjë prej familjarëve të të akuzuarëve nuk ndodhen në gjykatë ashtu siç kishin paralajmëruar edhe më parë.

Tre të rinjtë hynë në shtëpinë e Drita Saliajt mbrëmjen e 5 janarit duke pirë edhe kafenë nga e zonja e shtëpisë.

Pas kësaj, ata e sulmuan gruan duke kërkuar para, ndërsa kjo e fundit i njohu duke bërë që të rinjtë ta vrisnin duke e hedhur në rezevuarin e fshatit.


Shtuar 11.01.2020 09:27