Shtohet numri i të prekurve nga koronavirusi në vend

Shkon në 377 numri i të prekurve në vendin tonë, ku ditën e sotme janë konfirmuar 16 raste të reja, teksa numri i viktimave qwndron në 21.

Rastet e reja kanë dalë pas testimit të personave që ishin të dyshuar në 24 orët e fundit konktate të të prekurve dhe rrethit të tyre, gjatë depistimit të bërë në terren.

Ndërkohë, ministia bën me dije se janë shëruar 12 persona të tjerë gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria thekson edhe njëherë numrin 08004040 për çdo informacion si dhe rrespektimin e masave të marra.
vijon…


Shtuar 6.04.2020 09:04