Ka shkuar në 548 numri i personave të prekur nga koronavirusi në vendin tonë.
Shifrat e reja u bënë publike nga Ministria e Shëndetësisë, në raportimin e paradites së sotme, pas testimeve të reja të bëra në rastet e dyshuara.
Ministria bën apel për ruajtjen e rreptë të distancimit social dhe për evitimin e cdo lloj vizite nëpër familjarë, për asnjë arsye.