Shkoi i plagosur në spital, 34-vjeçari bën lëmsh me deklaratat

Një 32 vjeçar është dërguar në spital i plagosur, por ka deklaruar se ishte plagosur duke rregulluar mjetin e tij.

Ky version është hedhur poshtë nga policia e cila ka zbuluar se në fakt ai është konfliktuar me një 36 vjeçar i cili e ka qëlluar me sende të ftohta.

Konfliktohen për motive të dobëta, njëri prej tyre plagoset me thikë e sende të forta gjatë konfliktit, por arrestohen të dy në flagrancë nga Policia.

Në sallën operative të DVP Shkodër ka ardhur njoftim nga Spitali Rajonal Shkodër se ka shkuar për ndihmë mjekësore një shtetas i dëmtuar me mjet prerës, i cili pas kontaktit me Policinë ka mohuar të jetë plagosur nga ndonjë person tjetër, por ka thënë se ishte dëmtuar aksidentalisht duke rregulluar mjetin.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër, bazuar në thëniet kontradiktore të këtij shtetasi, thelluan hetimet dhe falë veprimeve të shpejta u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe ka rezultuar se:

Shtetasi W. (J.) M., 36 vjeç, banues në Shkodër, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me thikë e sende të forta shtetasin E. C., 34 vjeç, banues në Shkodër.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit W. (J.) M., 36 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Gjithashtu, u bë arrestimi në flagrancë edhe i shtetasit E. C., 34 vjeç, banues në lagjen “Guerile”, Shkodër, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit ”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 17.02.2020 14:34