Një 60 vjeçar është viktima e parë e shënuar nga koronavirusi në Francë.
Burri vdiq pasi u dërgua në gjendje të rëndë në një spital në Paris të martën në mbrëmje, shkruan BBC.
Të martën në mbrëmje, numri i rasteve të të infektuarve të konfirmuara në Francë ishte 14.
Pacienti i fundit që rezultoi pozitiv sapo ishte kthyer nga pushimet në Itali, raportojnë mediat franceze.
Kujtojmë se, një turist 80-vjeçar kinez vdiq në Francë më 15 shkurt.