Ish-drejtori i ALUIZNI-t të qytetit të Durrësit, Flamur Gjuzi është dorëzuar në polici.
Gjuzi ishte shpallur në kërkim prej 6 muajsh dhe pas dorëzimit me ndërmjetësim, gjykata e Durrësit e ka lënë në arrest shtëpie.
Ish-zyrtari i ALUIZNI-t akuzohet se ka shpërdoruar detyrën në legalizimin dhe regjistrimin e disa pronave të paluajtshme.