Rritet sërish numri i të infektuarve nga koronavirusi në vend (VIDEO)

Është rritur sërish numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri.

Sipas ministrisë, gjatë 24-orëve të fundit në vendin tonë janë infektuar 52 persona të tjerë.

Rastet e reja janë në Tiranë, konkretisht 22 të prekur, 9 ne Vlore, 7 ne Kruje, 5 ne Kurbin, nga 2 ne Kamez, Fier, Lezhe, Puke, Delvine.

Ne Infektiv ka 81 pacientë të shtruar, 11 prej të cilëve në terapi intensive.

Kujtojmë se ditën e djeshme në vendin tonë u regjistruan 33 raste të reja.


Shtuar 23.06.2020 08:55