Peshkatarët gjejnë një kufomë në det në Durrës

Në Durrës është gjetur në det një kufomë mëngjesin e sotëm.

Ka qenë një anije peshkimi që ka pikasur kufomën, duke pluskuar në det.

Mësohet se Policia Kufitare në bashkëpunim me rojet bregdetare e kanë nxjerrë trupin e pajetë nga deti.

Sipas Policisë, trupi i pajetë është i seksit femër, ende e paidentifikuar.

Kufoma është nxjerrë pak minuta më parë dhe është dërguar në morgun e qytetit, ku do i kryhet edhe ekspertiza.


Shtuar 15.05.2020 08:04