Një tjetër pacient humb jetën tek Infektivi

Një tjetër pacient ka umbur jetën në spitalin Infektivi si pasojë e infektimit me koronavirus.

Mësohet se bëhet fjalë për një 62 vjeçar nga Tirana, i cili ka humbur betejën pavarësisht nuk vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Ndërkohë numri i personave që humbën betejën për jetën ka shkuar në 45.
Njoftimi
Ministria e Shëndetësisë: Ndërron jetë pacienti 62-vjeçar nga COVID19, nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese

Rreth dy javë pas shtrimit në spital, pas 10 ditësh në terapi intensive, i intubuar, një 62 vjeçar nga Tirana ka humbur jetën nga COVID19, megjithë përpjekjet e mjekëve, terapisë medikamentoze intensive, pavarësisht se nuk vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese.
Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i rikujton qytetarëve rëndësinë që ka respektimi i masave mbrojtëse, pasi referuar ekspertëve të Institutit të Shëndetit Publik, virusi është prezent, ka transmetueshmëri dhe nuk e ka humbur forcën e tij virusale.
Nga fillimi i epidemisë, 45 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19. Aktualisht janë të shtruar mbi 80 pacientë në shërbimin infektiv dhe janë mbi 790 raste aktive me COVID19 në vend.


Shtuar 22.06.2020 13:36