Një paciente doli e infektuar me koronavirus, mbyllet pavioni i ortopedisë në Lezhë

Mbyllet pavioni i ortopedisë në spitalin e Lezhës. Një paciente ka rezultuar pozitive ndaj Koronavirusit.

Ajo ishte operuar pak ditë më parë dhe kishte patur temperaturë.

Stafi mjekësor dhe ai sanitar janë vendosur në karantine dhe u janë marrë tamponët. Ata janë në pritje të rezultateve.

vijon…


Shtuar 26.03.2020 09:08