Makina përplas motorçikletën në Shkodër, humb jetën 68 vjeçari

Një aksident me vdekje ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër.

Sipas informacioneve paraprake, motori me të cilin udhëtonte viktima është përplasur me një automjet.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Velipojë.

Viktima është identifikuar si shtetasi Pjeter Vasili, 68 vjec.

Shkoder/Informacion Paraprak

Më datë 04.04.2020, ora 09:50, në fshatin Velipojë, ka ndodhur një aksident rrugorë, ku mjeti tip Benz, me drejtuese shtetasen P. Ç. është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasi P. V. 68 vjeç, i cili ka nderruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër

Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /albeu.com/


Shtuar 4.04.2020 09:32