Makina përfundon në greminë në Gramsh, humb jetën një person dhe plagosen 3 të tjerë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në fshatin Poroçan të Gramshit, ku një makinë përfundoi në greminë pasi shoferi humbi kontrollin.

Mësohet se nga aksidenti ka humbur jetën 1 person dhe janë plagosur 3 të tjerë.

Viktima dhe të plagosurit janë transportuar për në spital me makinat e rastit.


Shtuar 13.05.2020 14:42