Lufta me COVID-19, sa pacientë humbën jetën

Gjatë 24 oreve kanë humbur betejën me koronavirusin tre paciente, ndersa jane testuar pozitive 151 persona.

“Një 80 vjeçar nga Shkodra, një 82 vjeçar dhe një 90 vjeçar nga Tirana nuk e fituan dot betejën me sëmundjen në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve. I shprehim ngushëllimet familjarëve”, njofton Ministria.

Aktualisht në spitalin Infektive dhe ate Shefqet Ndroqi po trajtohen 188 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.


Shtuar 11.09.2020 14:26