Pasi në mëngjes u konfirmua se një polic ishte infektuar me koronavirus, tashmë numri ka shkuar në tre.
Dy policë të tjerë në Tiranë janë prekur nga virusi Covid-19.
Abcneës.al raporton se bëhet fjalë për një polic që shërbente si oficer roje tek Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në Tiranë si edhe një efektiv në Vorë.
Nuk dihet se si policët e kanë marrë virusin, ndërsa i infektuari i parë është një efektiv që shërbente për pritjen e qyetarëve tek Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.