Të shtëna më armë zjarri janë raportuar në zonën e “Astirit” në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të plagosjes.
Njoftimi i Policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 20.09.2020, rreth orës 17:45, në Unazë të Re, pranë një lokali, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasi S.B., 45 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit, i cili menjeherë pas plagosjes është larguar nga vendngjarja .
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.