Ministrja e Shëndetësisë infektohet me koronavirus në Britani

Ministrja e Shëndetësisë ne Britani Nadine Dorries është diagnostikuar me koronavirus sipas BBC.

Dorries, deputetja e parë që rezultoi pozitive, tha që ajo kishte marrë të gjitha masat e këshilluara pasi kishte zbuluar dhe ishte vetë-izoluar në shtëpi.

Daily Mail raporton se ajo ka takuar qindra njerëz në Parlament gjatë javës së kaluar dhe mori pjesë në një pritje edhe me Boris Johnson.

Testet konfirmuan mbrëmë se 62-vjeçarja kishte virusin dhe ajo tani është në izolim dhe thuhet se po shërohet.

Zyrtarët po gjurmojnë të gjithë me të cilët ka qenë në kontakt që nga marrja e virusit, përfshirë deputetët. Si ish-infermiere, Dorries ka luajtur një rol kryesor në hartimin e planeve për të trajtuar virusin.


Shtuar 11.03.2020 10:10