Humbin jetën tre persona nga koronavirusi në vend

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 3 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë orëve të fundit.

“Fatkeqësisht, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 3 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid19 në 24 orët e fundit. Një 44 vjeçare nga Durrësi, një pacient 71 vjeçar nga Tirana dhe një pacient 85 vjeçar gjithashtu nga Tirana.

Të 3 pacientët kishin disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe nuk kanë mundur dot të mbijetojnë për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, pavarësisht trajtimit intensiv nga stafi mjekësor”, njofton MSH.

Ndërkohë numri i rasteve pozitive është rritur me 69.


Shtuar 30.06.2020 09:25